mardi 11 novembre 2014

"TË HAPËSH NJË SHKOLLË, ËSHTË TË MBYLLËSH NJË BURG" (V. HUGO)

Labinot GJINI

7 Mars 2014

Më 7 mars të vitit 1887 u hap Mësonjëtorja e parë shqipe në Korçë. Ajo u hap me një mundim të jashtzakonshëm dhe fal një sakrifice të pashoqë të atdhetarëve shqiptar dhe rrjetëve të tyre të organizuar jasht vendit dhe brenda vendit. Ajo u hap duke ju imponuar pushtetit osman, i cili së bashku me Kishën Ortodoxe greke i përndiqte kudo atdhetarët tanë. Edhe financimi i kësaj mësonjëtore të parë shqipe vinte nga organizimi i atdhetarëve tanë. Kushtet ishin shumë të vështirë për mbijetesën e saj dhe presioni mbi të nga pushteti osman jo vetëm se nuk ndalonte, por sa vinte dhe rritej. Të ishe mësues atë botë dhe nxënës në gjuhën shqipe nuk ishte një rutinë e përditshëme e ditëve tona, por çdo ditë ishte një ditë heroike. Pandeli SOTIRI, mësuesi dhe drejtori i parë i kësaj shkolle, e kishte kuptuar se kishte marrë përgjegjësinë nga Lëvizja Kombëtare për të shpërndarë dritë, për të shpërndarë liri mbi robëri. E kishte kuptuar se nga kjo Mësonjëtore pritej fillimi i fundit të një burgu pesëqindvjeçar për popullin shqiptar. Drita mund të dukej e vogël mbi errësirën e madhe, mirëpo ajo ishte e vetmja gjë e dukshëme. 

Këtë heroizëm të dijës e filloj Korça dhe nga aty filloj rrezja e parë e dritës mbi errësirën që e kishte kapluar popullin shqiptar për plotë 500 vjet. Hapja e Mësonjëtorës së parë shqipe do të ishte fitorja e betejës kyçe të kombit shqiptar, e cila përgatiti dhe paralajmëroj fitorën e luftës së kombit shqiptar kundrejt robërisë shekullore osmane. Dhe, përtej fitorës mbi Perandorinë Osmane, ishte fitore mbi vetvetën, ishte fitore e shqiptarit të ardhshëm që pasi u njoftua me lirinë, nuk mund të pranonte më robërinë. Dhe këtu, në këtë rinjohje të lirisë, në këtë ndjenjë të ëmbël të saj, gjeneratë pas gjenerate do të luftonin kundrejt jo vetëm një armiku të caktuar, por kundër robërisë vet, kundrejt të gjithë atyre që kërkojn të na prekin në lirinë tonë. 

Duke përkujuar Mësonjëtorën e parë shqipe, çdo mësimdhënësë shqiptar duhet të përkujtoj shenjtërimin e misionit të tij, duhet të përkujtoj bekimin që i ka dhënë kombi dhe përgjegjësinë e madhe që bart mbi supet e tij. Duke qenë se mësimi (njohja) është direkt i lidhur me lirinë e individit, me barazinë e tij shoqërore, me vet njerëzin e tij, çdo mësimdhënësë duhet ta sheh çdo ditë si një ditë të re lufte kundër robërisë, kundër pabarazisë dhe ç'njerëzimit. Pra, çdo ditë e re për mësimdhënësin duhet të jetë një ditë heroike. Dhe vetëm në këtë mënyrë, vetëm duke e parë misionin e tij si heroik dhe duke reflektuar heroizëm, do të mund të jetë i respektuar dhe i përndjekur në shfaqjen e horizontit të pafund të dijës nga nxënësit dhe studentët e tij. 

Duke përkujtuar sot Mësonjëtorën e parë shqipe përkujtojm se është në dorën tuaj dhe në përgjegjësinë tuaj, të nderuar mësimdhënësë, që fëmijët tanë, studentët tanë të gjejn lirinë e tyre dhe të mos e humbasinë asnjëherë ! Sukeset tuaja janë sukseset e kombit tonë !

29 NËNTORI 1944 ËSHTË DITA QË E PËRJETËSOI 28 NËNTORIN

Labinot Gjini

30 Nëntor 2013

Isha duke e bërë një shkrim për 29 Nëntorin dhe doja që ai të ishte urimi im për ju. Mirëpo, shkrimi është shumë i gjatë dhe ngërthen në vete disa problematika të pashtjelluara më parë. Duke qenë, mendova se këto problematika që kam ngritur, duhen të përpunohen edhe më tej duke e shëndërruar këtë shkrim nga letrar në një punim shkencor. Kështu që vendosa të mos e publikoj në formën e tanishëme, por, sapo të gjej kohën, ta bëjë shumë më të frytshëm. 

Mirëpo, ndërkohë, mbetat pa ja uruar ditën më të lavdishëme të popullit shqiptar : 29 Nëntorin. 

Enciklopedia elitare Universalis dhe shumë autor nëpër librat e tyre thonë : Shqipëria është vendi i vetëm që është çliruar nga forcat e veta dhe pa ndihmë të jashtme në LDB. Dhe, vërtet askush nuk mund ta mohoj një luftë të pakompromis kundër gjermanit që u bë nga forcat e Ushtrisë Nacional Clirimtare të udhëhequra nga komandanti Enver Hoxha. Askush nuk mund ta mohoj se kjo sakrificë e 29 800 dëshmorëve të kombit shqiptar, radhiti Shqipërinë në krahun e aleatëve dhe e shpëtoj kombin shqiptar, jo vetëm nga pushtimi nazisto-fashist, por edhe nga ato shtete që donin ta ndanin Shqipërinë në mes vete me justifikimin se ajo kishte qenë në krahun e forcave të Axit.

Pas tradhëtisë dhe ikjës së Ahmet Zogut, me të drejt forcat aleate mund të pyesnin në e meritonin apo jo shqiptarët të drejtën që e fituan më 28 nëntor 1912 për të qenë komb në mesin e kombëve evropian ? Më 29 nëntor 1944, shqiptarët, jo vetëm se e rikonfirmuan të drejtën e tyre për të qenë komb, por ata i treguan mbarë botës se si shqiptari di të organizohet për të vdekur për të drejtat dhe lirinë e tij kombëtare. Për më tepër, me këtë luftë, Enver Hoxha bëri ç'mos për ti treguar botës se shqiptarët luftojn krah për krah me njëri-tjetrin në mbarë teritorin e tyre historik për të drejtat dhe liritë e tyre kombëtare dhe, mbi to, për të drejtave universale njerëzore që po i cënonin ane mban nazi-fashistët. 

Më 29 nëntor 1944, iku gjermani i fundit nga teritorët tona. Ky është fakt historik siç edhe e konfirmoj edhe njëherë Z. Pandeli Majko duke përkujtuar dokumentin e dorëzuar nga ambasadorit gjerman dhe, mbi këtë fakt historik, është bërë simbol historik, i cili do të mbetët përgjithnjë në kujtesën tonë kolektive. Cinikët mund të kakarisinë natë dhe ditë dhe të thonë se ishte 28 dhe jo 29-ta. Arben Duka, duke ironizuar cinizmin me cinizëm, thoshte se gjermani i fundit iku me 23 qershor nga Shqipëria. Mirëpo, cinikët, sado të kakarisin, as të parën dhe as të dytën nuk do të mund ta zhbëjnë më sepse e vetmja mënyrë për ta zhbërë një gjë të tillë është të krijojn një mjet për tu rikthyer në kohë të gjyshërve të tyre dhe t'ju kërkojn atyre që të radhitën përkrah forcave të Ushtrisë Nacional Clirimtare me qëllim që të bëjnë që gjermani i fundit në Shqipëri të ik një ditë më përpara. Duke qenë se gjyshëritë e tyre nuk ishin radhitur në krahun e duhur në kohën e duhur dhe duke qenë se këta nuk mund të kthehen më në kohë, e vërteta mbetët kjo që është. 

Urime 29 Nëntori, Dita e përjetësimit të 28 Nëntorit, dita e përjetësimit të Shqipërisë !

28 NËNTORI, DITA KUR CIVILIZIMI PELLAZGO-ILIRO-ARBËRO U ZYRTARIZUA NË KOMB SHQIPTAR

Labinot GJINI 

28 Nëntor 2013

Shumë njerëz ende ngatërrojn civilizimin pellazgo-iliro-arbëroro-shqiptar me kombin shqiptar. Një pjesë e tyre ende nuk e kanë të qartë se nocioni i kombit i përketë epokës moderne dhe ai ende nuk njihet nga shumë civilizime nëpër botë. Kombi shqiptar ka fatin e madh të jetë një ndër të vetmit, i cili mund të thirret në një civilizim të gjatë historike, të vazhdueshëm dhe të pashkëputur, nga i cili ka trashëguar tiparët dhe karakteristikat e tij. Ky civilizim shqiptar vazhdon edhe sot e kësaj dite dhe do të vazhdoj gjerë atëherë kur shqiptarët do të kenë vullnetin ta bëjnë të ekzistoj ai dhe, përmesë tij, të ekzistojn ata. Për dallim nga kohët tjera, civilizimi shqiptar tani ekziston si komb. Kombi është ideologji që vetëm sjellë vetdije për një realitet njerëzor. Pra njeriu është, kultura është, toka është, gjuha që flet është edhe kur ne nuk kemi vetëdije për to (si ai që bënte prozë pa e ditur se çështë proza). kombi vjen si vetëdije për karakteristikat që bartë një civilizim i caktuar dhe nga kjo vetëdije lind një projekt i përbashkët që shëndërrohet edhe në ideologji. Pra, kombi është vetëdija dhe synimi i çdo populli që karakteristikat e tij gjuhësore dhe ethno-kulturore ti institucionalizoj dhe ti konservoj përmesë krijimit të mekanizmave të ndryshëm tek të cilët është dorëzuar dhuna fizike dhe simbolike individuale për ta krijuar një monopol të dhunës fizike dhe simbolike kolektive (shteti). 

Tek populli shqiptar dhe populli spanjoll, të cilët janë përballur shumë herët me më të dallueshmën (me civilizime shumë më të dallueshëme nga ai i tyre), ndjenja e një identiteti të përbashkët është zhvilluar më herët sesa tek shumë popuj tjerë. Mirëpo, rrethanat historike, të cilat i njohim të gjithë, kanë bërë që identiteti shqiptar dhe frymën që do ta shkaktoj do të vonohet të merr formën institucionale që njohim sot me emrin komb. Megjithëse, të gjitha rrethanat historike orientonin popullin shqiptar në zhdukje, populli shqiptar, si një mrekulli në vete, shkoi kundrejt historicizmit të të tjerëve dhe bëri historinë e vet. Mrekullisht, populli shqiptar, do të jetë i vetmi që do të bëjë komb para se të bëjë shtet. Shqiptarizmi (ideologjia kombëtare shqiptare) do të krijohet përjashta çdo strukture shtetërore, në luftë kundër shtetëve tjera, për tu ngritur përfundimisht dhe për tu imponuar si një realitet i pakontestueshëm. 

Ky realitet i ngitur dhe i cili do t'ju imponohet atyre që deshën zhdukjen e tij, është bërë fal një vetëdije, vullneti të pashoq. Energjia, sakrifica dhe gjaki që u dha për këtë vetëdija është dëshmitari më i mirë i këtij vullneti. Gjenerata të tëra u sakrifikuan duke lënë për amanet të vetëm sakrificën e gjeneratave që pasojn vetëm e vetëm që një ditë shqiptarizmi të bëhet realitet i prekeshëm dhe i pakontestueshëm. Dita e 28 nëntorit 1912, do të jetë dita kur civilizimi pellazgo-iliro-arbëror do të zyrtarizohet në komb shqiptar. Prandaj edhe dita e 28 nëntori 1912 do të shëndërrohet në "28 Nëntori". Më 28 Nëntor, përkujtojm zyrtarizimin e një realiteti të ri në ballkan : kombin shqiptar. 

Më 28 nëntor 1912 u shpall kombi shqiptar dhe jo vetëm shteti shqiptar. Prandaj, ata të cilët duan ta reduktojn këtë ditë si ditë të Republikës së Shqipërisë dhe jo të mbarë Shqipërisë, kanë gabuar rëndë. Në çdo 28 Nëntor përkujtojm formën kombëtare që ka marrë civilizimi pallazgo-iliro-arbëror, të cilit i përketë çdo individ i cili ka lindur nga prind shqiptar, që flet gjuhën shqipe dhe që ndjenë zemërim dhe dhimbje kur dëmtohet ky civilizim dhe gëzim kur ai forcohet. 

Më 28 nëntor 1912, u zyrtarizua kombi shqiptar në arenën ndërkombëtare. Mirëpo, ai nuk u pranua në globalitetin e tij dhe u kufizua vetëm në një sipërfaqe të reduktuar në të cilin jetonte civilizimi shqiptar. Andaj sot, kur shqiptarët përkujtojn 28 Nëntorin, ata përkujtojn edhe amanetin e lënë pas. Ata përkujtojn detyrën e tyre që këtë komb shqiptar ta bëjnë një komb-shtet të vetëm për mbarë shqiptarët dhe teritorin historik të tyre, në të cilin shtrihej dhe shtrihet etno-kultura shqiptare. 

28 Nëntori sot ngërthon në vete një të arritur dhe një ideal për tu realizuar. E para nënkupton arritjen e popullit shqiptar për tu shpallur komb dhe për tu njohur si i tillë dhe, e dyta, nënkupton materializimin e kombit shqiptar në një shtet të vetëm, i cili do të shtirj sovranitetin e tij në të gjithë teritorinë të banuar historikisht nga shqiptarët. Në këtë ditë, pra, festojm dhe përkujtohemi. Festojm arritjen dhe përkujtohemi rreth projektit kombëtar që kërkon finalizim. 

(Bashkëatdhetar të mij, ju uroj festën e vetme të shqiptarizmit : 28 Nëntorin. Urime dhe përjetë shqiptaria !)

dimanche 9 novembre 2014

NË SHQIPTARI KAM DHE JAM GJITHËCKA !


Labinot GJINI
5 Prill 3013


Jam krenar me ndjenjën shqiptare, që bota duke mos pasur në sirtarët e saj asnjë fjalë për ta konceptuar atë (fjala nationalizëm ju duke shumë e mangët) e ka quajtur "albanizëm". Në këtë albanizëm gjej njerëzinë shqiptare, që bota po e përkthen në drejtësi ndërkombëtare me termin "humanizëm". Në këtë "albanizëm" kam nderin shqiptar, që bota moderne po mundohet ta përvetësoj. Në këtë "albanizëm" kam dinjitetin shqiptar, që bota po e ligjëron. Në këtë albanizëm kam trimërinë shqiptare, që bota e sheh si një çmenduri të admirueshëme. Në këtë albanizëm kam fisnikërinë shqiptare, që bota sa nuk e ngatërron me një rend hyjnorë. Në këtë albanizëm kam dashurinë shqiptare, që bota po e kërkon. Në këtë "albanizëm" kam besën shqiptare, që bota nuk arrinë dot ta kuptoj. Në këtë "albanizëm" kam muzikën shqiptare, që është padyshim vlerë më vete botërore. Në këtë "albanizëm", kam gjuhën shqipe, e vetme dhe e vjetër si një lule e rrall mitologjike dhe vështirë e arritshëme. Në këtë albanizëm kam poezinë shqiptare, që asnjëherë nuk do të mund të përkthehet në tërë tonin dhe kuptimin e saj. Në këtë albanizëm kam prozën shqiptare, që edhe pse e re ka zënë vend në mesin e majave botërore. Në këtë albanizëm kam historinë shqiptare, që mbetët paradoksi dhe enigma e historianëve botërorë. Në këtë albanizëm kam qendresën shqiptare, që ka thyer dhe thyen të gjitha ligjet e nënshtrimit të teorizuara ndër shekuj. Në këtë albanizëm kam trojet shqiptare, që për botën janë vetëm dhe e për ne janë Mëmëdhe e Atdhe. 

Në këtë albanizëm që thërras shqiptarizëm kam ... gjithëçka që më duhet për të dashurë, për të qëndruar, për të luftuar, për të menduar, për të folur, për të vajtuar, për tu gëzuar, për tu kënaqur, për të jetuar, për të besuar, për të ëndërruar, për të befasuar, për të falur, për të pranuar, për të dhënë, për të marrë, për tu zhvilluar, për të vazhduar... për tu krenuar... për të qenë njeri ! 

Këto vlera të panumërta që përbëjnë një sistem të tërë psyko-sociologjik, e quajm shqiptarizëm. Një ndjenjë dinamike, vështirë të përshkrueshëme dhe përkufizueshëme në një libër dhe për ta shëndërruar në një fe klasike. Përkundrazi, vështirë që mijëra libra dhe mijëra autorë do të mund ti jepnin fundin. Vështirë, që koha do të mund ta shkatërronte sepse ajo jeton në ju, O shqiptar, dhe ju jetoni me të. Ajo jeton nga ju dhe ju jetoni nga ajo. Shkatërrimi i saj është shkatërrimi juaj, shkatërrimi juaj është shkatërrimi i saj. 

Dhe, ata të cilët mendojn se kanë gjetur gjetiu vlera më të larta se ato shqiptare, në realitet, nuk i kanë njohur kurrë ato, nuk i kanë arritur kurrë ato ose kur i kanë njohur janë trembur dhe kanë humbur shpresën se mendja dhe shpirti i tyre i ngusht do të mund ti bartë ndonjëherë këto vlera kaq të mëdha, kaq fisnike. 

Ju shqiptarët shqiptar, bartës të këtyre vlerave madhështore, mos u përkulni asnjëherë, qëndroni në këmbë gjithëherë, mos u ndalni asnjëherë, ecni gjithëmon , mos u turpëroni asnjëherë, krenohuni gjithëherë, mos ulëni kokën asnjëherë, mbajeni lartë gjithëmon sepse asnjë arsye njerëzore apo hyjnore nuk do ta arsyetoj që vlera të përkulet para antivlerës, që civilizimi i lasht shqiptar të përkulet përball civilizimëve barbare.