mardi 11 novembre 2014

29 NËNTORI 1944 ËSHTË DITA QË E PËRJETËSOI 28 NËNTORIN

Labinot Gjini

30 Nëntor 2013

Isha duke e bërë një shkrim për 29 Nëntorin dhe doja që ai të ishte urimi im për ju. Mirëpo, shkrimi është shumë i gjatë dhe ngërthen në vete disa problematika të pashtjelluara më parë. Duke qenë, mendova se këto problematika që kam ngritur, duhen të përpunohen edhe më tej duke e shëndërruar këtë shkrim nga letrar në një punim shkencor. Kështu që vendosa të mos e publikoj në formën e tanishëme, por, sapo të gjej kohën, ta bëjë shumë më të frytshëm. 

Mirëpo, ndërkohë, mbetat pa ja uruar ditën më të lavdishëme të popullit shqiptar : 29 Nëntorin. 

Enciklopedia elitare Universalis dhe shumë autor nëpër librat e tyre thonë : Shqipëria është vendi i vetëm që është çliruar nga forcat e veta dhe pa ndihmë të jashtme në LDB. Dhe, vërtet askush nuk mund ta mohoj një luftë të pakompromis kundër gjermanit që u bë nga forcat e Ushtrisë Nacional Clirimtare të udhëhequra nga komandanti Enver Hoxha. Askush nuk mund ta mohoj se kjo sakrificë e 29 800 dëshmorëve të kombit shqiptar, radhiti Shqipërinë në krahun e aleatëve dhe e shpëtoj kombin shqiptar, jo vetëm nga pushtimi nazisto-fashist, por edhe nga ato shtete që donin ta ndanin Shqipërinë në mes vete me justifikimin se ajo kishte qenë në krahun e forcave të Axit.

Pas tradhëtisë dhe ikjës së Ahmet Zogut, me të drejt forcat aleate mund të pyesnin në e meritonin apo jo shqiptarët të drejtën që e fituan më 28 nëntor 1912 për të qenë komb në mesin e kombëve evropian ? Më 29 nëntor 1944, shqiptarët, jo vetëm se e rikonfirmuan të drejtën e tyre për të qenë komb, por ata i treguan mbarë botës se si shqiptari di të organizohet për të vdekur për të drejtat dhe lirinë e tij kombëtare. Për më tepër, me këtë luftë, Enver Hoxha bëri ç'mos për ti treguar botës se shqiptarët luftojn krah për krah me njëri-tjetrin në mbarë teritorin e tyre historik për të drejtat dhe liritë e tyre kombëtare dhe, mbi to, për të drejtave universale njerëzore që po i cënonin ane mban nazi-fashistët. 

Më 29 nëntor 1944, iku gjermani i fundit nga teritorët tona. Ky është fakt historik siç edhe e konfirmoj edhe njëherë Z. Pandeli Majko duke përkujtuar dokumentin e dorëzuar nga ambasadorit gjerman dhe, mbi këtë fakt historik, është bërë simbol historik, i cili do të mbetët përgjithnjë në kujtesën tonë kolektive. Cinikët mund të kakarisinë natë dhe ditë dhe të thonë se ishte 28 dhe jo 29-ta. Arben Duka, duke ironizuar cinizmin me cinizëm, thoshte se gjermani i fundit iku me 23 qershor nga Shqipëria. Mirëpo, cinikët, sado të kakarisin, as të parën dhe as të dytën nuk do të mund ta zhbëjnë më sepse e vetmja mënyrë për ta zhbërë një gjë të tillë është të krijojn një mjet për tu rikthyer në kohë të gjyshërve të tyre dhe t'ju kërkojn atyre që të radhitën përkrah forcave të Ushtrisë Nacional Clirimtare me qëllim që të bëjnë që gjermani i fundit në Shqipëri të ik një ditë më përpara. Duke qenë se gjyshëritë e tyre nuk ishin radhitur në krahun e duhur në kohën e duhur dhe duke qenë se këta nuk mund të kthehen më në kohë, e vërteta mbetët kjo që është. 

Urime 29 Nëntori, Dita e përjetësimit të 28 Nëntorit, dita e përjetësimit të Shqipërisë !

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire