mardi 11 novembre 2014

"TË HAPËSH NJË SHKOLLË, ËSHTË TË MBYLLËSH NJË BURG" (V. HUGO)

Labinot GJINI

7 Mars 2014

Më 7 mars të vitit 1887 u hap Mësonjëtorja e parë shqipe në Korçë. Ajo u hap me një mundim të jashtzakonshëm dhe fal një sakrifice të pashoqë të atdhetarëve shqiptar dhe rrjetëve të tyre të organizuar jasht vendit dhe brenda vendit. Ajo u hap duke ju imponuar pushtetit osman, i cili së bashku me Kishën Ortodoxe greke i përndiqte kudo atdhetarët tanë. Edhe financimi i kësaj mësonjëtore të parë shqipe vinte nga organizimi i atdhetarëve tanë. Kushtet ishin shumë të vështirë për mbijetesën e saj dhe presioni mbi të nga pushteti osman jo vetëm se nuk ndalonte, por sa vinte dhe rritej. Të ishe mësues atë botë dhe nxënës në gjuhën shqipe nuk ishte një rutinë e përditshëme e ditëve tona, por çdo ditë ishte një ditë heroike. Pandeli SOTIRI, mësuesi dhe drejtori i parë i kësaj shkolle, e kishte kuptuar se kishte marrë përgjegjësinë nga Lëvizja Kombëtare për të shpërndarë dritë, për të shpërndarë liri mbi robëri. E kishte kuptuar se nga kjo Mësonjëtore pritej fillimi i fundit të një burgu pesëqindvjeçar për popullin shqiptar. Drita mund të dukej e vogël mbi errësirën e madhe, mirëpo ajo ishte e vetmja gjë e dukshëme. 

Këtë heroizëm të dijës e filloj Korça dhe nga aty filloj rrezja e parë e dritës mbi errësirën që e kishte kapluar popullin shqiptar për plotë 500 vjet. Hapja e Mësonjëtorës së parë shqipe do të ishte fitorja e betejës kyçe të kombit shqiptar, e cila përgatiti dhe paralajmëroj fitorën e luftës së kombit shqiptar kundrejt robërisë shekullore osmane. Dhe, përtej fitorës mbi Perandorinë Osmane, ishte fitore mbi vetvetën, ishte fitore e shqiptarit të ardhshëm që pasi u njoftua me lirinë, nuk mund të pranonte më robërinë. Dhe këtu, në këtë rinjohje të lirisë, në këtë ndjenjë të ëmbël të saj, gjeneratë pas gjenerate do të luftonin kundrejt jo vetëm një armiku të caktuar, por kundër robërisë vet, kundrejt të gjithë atyre që kërkojn të na prekin në lirinë tonë. 

Duke përkujuar Mësonjëtorën e parë shqipe, çdo mësimdhënësë shqiptar duhet të përkujtoj shenjtërimin e misionit të tij, duhet të përkujtoj bekimin që i ka dhënë kombi dhe përgjegjësinë e madhe që bart mbi supet e tij. Duke qenë se mësimi (njohja) është direkt i lidhur me lirinë e individit, me barazinë e tij shoqërore, me vet njerëzin e tij, çdo mësimdhënësë duhet ta sheh çdo ditë si një ditë të re lufte kundër robërisë, kundër pabarazisë dhe ç'njerëzimit. Pra, çdo ditë e re për mësimdhënësin duhet të jetë një ditë heroike. Dhe vetëm në këtë mënyrë, vetëm duke e parë misionin e tij si heroik dhe duke reflektuar heroizëm, do të mund të jetë i respektuar dhe i përndjekur në shfaqjen e horizontit të pafund të dijës nga nxënësit dhe studentët e tij. 

Duke përkujtuar sot Mësonjëtorën e parë shqipe përkujtojm se është në dorën tuaj dhe në përgjegjësinë tuaj, të nderuar mësimdhënësë, që fëmijët tanë, studentët tanë të gjejn lirinë e tyre dhe të mos e humbasinë asnjëherë ! Sukeset tuaja janë sukseset e kombit tonë !

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire