dimanche 9 novembre 2014

NË SHQIPTARI KAM DHE JAM GJITHËCKA !


Labinot GJINI
5 Prill 3013


Jam krenar me ndjenjën shqiptare, që bota duke mos pasur në sirtarët e saj asnjë fjalë për ta konceptuar atë (fjala nationalizëm ju duke shumë e mangët) e ka quajtur "albanizëm". Në këtë albanizëm gjej njerëzinë shqiptare, që bota po e përkthen në drejtësi ndërkombëtare me termin "humanizëm". Në këtë "albanizëm" kam nderin shqiptar, që bota moderne po mundohet ta përvetësoj. Në këtë "albanizëm" kam dinjitetin shqiptar, që bota po e ligjëron. Në këtë albanizëm kam trimërinë shqiptare, që bota e sheh si një çmenduri të admirueshëme. Në këtë albanizëm kam fisnikërinë shqiptare, që bota sa nuk e ngatërron me një rend hyjnorë. Në këtë albanizëm kam dashurinë shqiptare, që bota po e kërkon. Në këtë "albanizëm" kam besën shqiptare, që bota nuk arrinë dot ta kuptoj. Në këtë "albanizëm" kam muzikën shqiptare, që është padyshim vlerë më vete botërore. Në këtë "albanizëm", kam gjuhën shqipe, e vetme dhe e vjetër si një lule e rrall mitologjike dhe vështirë e arritshëme. Në këtë albanizëm kam poezinë shqiptare, që asnjëherë nuk do të mund të përkthehet në tërë tonin dhe kuptimin e saj. Në këtë albanizëm kam prozën shqiptare, që edhe pse e re ka zënë vend në mesin e majave botërore. Në këtë albanizëm kam historinë shqiptare, që mbetët paradoksi dhe enigma e historianëve botërorë. Në këtë albanizëm kam qendresën shqiptare, që ka thyer dhe thyen të gjitha ligjet e nënshtrimit të teorizuara ndër shekuj. Në këtë albanizëm kam trojet shqiptare, që për botën janë vetëm dhe e për ne janë Mëmëdhe e Atdhe. 

Në këtë albanizëm që thërras shqiptarizëm kam ... gjithëçka që më duhet për të dashurë, për të qëndruar, për të luftuar, për të menduar, për të folur, për të vajtuar, për tu gëzuar, për tu kënaqur, për të jetuar, për të besuar, për të ëndërruar, për të befasuar, për të falur, për të pranuar, për të dhënë, për të marrë, për tu zhvilluar, për të vazhduar... për tu krenuar... për të qenë njeri ! 

Këto vlera të panumërta që përbëjnë një sistem të tërë psyko-sociologjik, e quajm shqiptarizëm. Një ndjenjë dinamike, vështirë të përshkrueshëme dhe përkufizueshëme në një libër dhe për ta shëndërruar në një fe klasike. Përkundrazi, vështirë që mijëra libra dhe mijëra autorë do të mund ti jepnin fundin. Vështirë, që koha do të mund ta shkatërronte sepse ajo jeton në ju, O shqiptar, dhe ju jetoni me të. Ajo jeton nga ju dhe ju jetoni nga ajo. Shkatërrimi i saj është shkatërrimi juaj, shkatërrimi juaj është shkatërrimi i saj. 

Dhe, ata të cilët mendojn se kanë gjetur gjetiu vlera më të larta se ato shqiptare, në realitet, nuk i kanë njohur kurrë ato, nuk i kanë arritur kurrë ato ose kur i kanë njohur janë trembur dhe kanë humbur shpresën se mendja dhe shpirti i tyre i ngusht do të mund ti bartë ndonjëherë këto vlera kaq të mëdha, kaq fisnike. 

Ju shqiptarët shqiptar, bartës të këtyre vlerave madhështore, mos u përkulni asnjëherë, qëndroni në këmbë gjithëherë, mos u ndalni asnjëherë, ecni gjithëmon , mos u turpëroni asnjëherë, krenohuni gjithëherë, mos ulëni kokën asnjëherë, mbajeni lartë gjithëmon sepse asnjë arsye njerëzore apo hyjnore nuk do ta arsyetoj që vlera të përkulet para antivlerës, që civilizimi i lasht shqiptar të përkulet përball civilizimëve barbare.

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire